Deputetja e PD Albana Vokshki është shprehur e gatshme për t’u përballur në gjykatë me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se në vend që Kushi të kërkontë falje për skandalin, ku sipas saj pyetjet e provimit që u mbajtën sot në Tiranë, për Vlerësuesit e Arsimit Parauniversitar janë shpërndarë një ditë më parë nga vetë Ministria, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit.

 

Kujtojmë që pas denoncimit të Vokshit, Kushi tha se nëse deputetja nuk i provon me fakte akuzat, atëhere do ta padisë për shpifje.

 

“Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.
E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…
Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.
Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit.
Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.
Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë.
Shihemi në gjykatë Evis Kushi”, shkruan Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *