Duke filluar nga e hëna e ardhshme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës.

Të ftuar në Spotlight për të diskutuar lidhur me këtë çështje, Alfred Peza dhe Boiken Abazi kanë patur një përplasje në studio. Peza akuzoi Abazin se po peërdorte kohën për fushatë dhe ndërkohë Abazi e ka pyetur se pse PDK e ka mbështetur vetë formimin e Gjykatës Speciale më herët.

Pjesë nga debati në studio:

Alfred Peza: Pse vjen këtu me axhendë politike? Ne po analizojmë këtu një çështje të rëndësishme për Kosovën, për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Boiken Abazi: Unë nuk mendoj se mund ta analizoj biologjikisht, politikisht do ta analizoj. Partia juaj e ka mbështetur formimin e kësaj Gjykate në 2015-ën, dhe hajde sot këtu dhe bëj si I çuditur. Do jua vënë një njollë edhe UÇK-së, edhe kombit shqiptar.

Alfred Peza: Nuk ka lidhje fare, nuk ke ardhur për fushatë.

Boiken Abazi: Më thoni që se keni mbështetur.

Alban Dudushiu: E ka mbështetur vetë Thaçi, vetë Kadri Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *