Kandidati për deputet Dashamir Shehi, në një dalje live në Facebook, ka komentuar çeljen e fushatës elektorale të PD me aleatët, zhvilluar dje në sheshin “Nënë Tereza”.

Teksa kërkoi kontributin e rinisë dhe të gjithë qytetarëve që ta mbështesin moralisht dhe përmes votës në këto zgjedhje, ai u ka shpërndarë ndjekëve numrin e tij të telefonit.

“Mirmbrëma miq shokë e dashamirës. Dje u hap fushat elektorale si të gjithë edhe unë kam bërë kandidimin tim dhe jam numri 13 brenda listës së Tiranës. E them për informacion sepse gjykoj se nga sot e tutje kemi dhe të drejtë ta themi. Me thënë të drejtën që nga dje, ne kemi ditë që bëjmë fushatë…por unë gjykoj nga dje, nga mbrëmë e nisëm zyrtarisht dhe shikoj një ndryshim. Unë shikoj se ai mitingu spontan ka prodhuar një lloj entuziasmi dhe sot kam lëvizur në fshatrat e Tiranës. Fushata ka marrë një vrull dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë për Shqipërinë. Por pse duhet të ndryshojmë? Sa duhet të jetë ndryshimi? Detyra jonë si qytetarë është të shkojmë të votojmë, nuk është se do bëhet mrekulli, por do bëhet një ndryshim rrënjësor. Kjo nuk varet as nga një person që është kryetar i partisë dhe as nga një tjetër. Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin. Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë. Unë jam nr. 13, do të vazhdoj ta përsëris. Mos të kemi këto vrasje e këtë dhunë që kemi këtu. Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr.13. Unë po u jap nr. e telefonit, 0686014414, e-mail-in [email protected] po ashtu keni edhe faqen time të internetit. Të forcojmë për opozitën, pastaj brenda kësaj, për burrat më të mirë brenda listës, për Tiranën janë 30 e ca vetë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *