Darka e ministrave të qeverisë Rama në Dubai, është vënë në fokus të kritikave të opozitës ndaj mazhorancës. Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se kjo është një qeveri që mendon vetëm për vete pasi në kohën kur ekonomia shqiptare është në krizë për shkak të pasojave të tërmetit, të pandemisë së koronavirusit e gjatë ditëve të fundit edhe për shkak të përmbytjeve ministrat darkojnë në një prej restoranteve më të shtrenjta.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“1000 dollarë bifteku! 1000 dollarë bifteku! Ndërkohë që njerëzit po shtyhen drejt krizës ekonomike më të thellë të këtyre 30 viteve. Ata nuk kanë turp. Edi Rama nuk ka turp.”

 

Sipas Bashës, 25 prilli është momenti kur qytetarët duhet të zgjedhin një qeveri që do ta ndryshojë vendin.

 

“Kjo është një qeveri që mendon vetëm për veten e vet dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten e vet dhe për paratë e veta, jo për paratë tuaja të dashur qytetarë. Të dashur qytetarë, është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që të mendojë për ju, për hallet tuaja, për problemet tuaja dhe jo për veten e saj. Është koha që qeveritarët të cilët abuzojnë me pushtetin dhe me paratë tuaja të shkojnë para drejtësisë.”

 

Basha ka premtuar se ndryshimi i Shqipërisë do të realizohet nga partia demokratike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *