Disa muaj pas fillimit të “karantinës së detyruar”, hulumtimet tregojnë se ka pasur një rritje të interesit për lodrat seksuale në Itali.

Si të gjitha produktet në shitje gjatë periudhës së izolimit, lodrat dhe produktet seksuale gjithashtu pësuan rritje çmimi.

Krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, italianët dhe austriakët kanë kërkuar kryesisht vibratorë për gratë, ndërsa spanjollët, gjermanët dhe anglezët preferuan lodra seksi për meshkuj.

“Ne besojmë se detyrimi për të qëndruar të mbyllur brenda mureve të shtëpisë, i ka shtyrë çiftet që të  gjejnë një strategji për të shijuar karantinën”, tha Norma Rossetti, themeluese e MySecretCase, e cila shtoi se shitjet e artikujve dhe lodrave të seksit në faqen online u rritën me 50%.  

Sipas asaj që deklaron MySecretCase, kryesisht konsumatorët më të mëdhenj ishin beqarët ata që nuk kishin menduar kurrë se do të provonin lodrat seksuale, si dhe çiftet që bashkëjetojnë, e të cilët gjetën kohë për të “eksperimentuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *