Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video, në të cilën shfaqet shefja e Infektivit, Najada Çomo, teksa iu përçon një mesazh qytetarëve që të vijojnë të ruajnë distancën fizike.

 

Ajo pohon se është ulur numri i të infektuarve që janë shtruar në spital, por regjistrohen pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë.

 

“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor. I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme. Armë më e mirë është mbrojtja, ndërsa ne kemi mjekimin”, tha Çomo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *