Dashuria! Për shumë persona, dashuria vjen kur nuk e pret. Por për disa yje të kinemas, thjesht duhet t’i  hedhin sytë tek partneri që po luajnë në film. Ja disa prej historive të dashurisë që nisën në sheshin e xhirimit dhe vazhdojnë edhe në jetën reale. Edhe përse disa prej tyre nuk janë sot bashkë, ne sërish do t’i kujtojmë.

 

Angeline Jolie dhe Brad Pitt

 

 

Ah ‘Mr dhe Mrs Smith’, nuk i rezistuan dot njeri tjetrit, edhe kur u fiken kamerat. Ne ate kohe, Brad Pitt, ishte i lidhur me aktoren Jennifer Anniston.

 

Emma Stone dhe Andrew Garfield

 

 

 

 

Ne u dashuruam me çiftin, në filmin ‘The Amazing Spiderman’ kur aktronin në rolin e Peter Parker dhe të dashurës së tij, Gwen Stacy. Në film, dashuria përfundon me një fund tragjik por në jetën reale, ishte nisja e dashurisë së re. Edhe përse Emma dhe Andrew nuk janë më bashkë, ne sërish i duam, edhe përse si shokë.

 

 

 

 

Antonio Banderas dhe Melanie Griffith

 

 

 

Ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit ‘Too Much’ në 1995 dhe për shumë vite, jetuan të lumtur. Por gjithsesi, pas 20 vitesh, vendosën ti jepnin fund martesës së tyre.

 

 

 

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

 

 

 

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, një nga çiftet më hot të Hollywoodit, nisën dashurinë e tyre 1 vjeçare, pasi punuan në setin e xhiriit të filmit Gigli në vitin 2003. Bennifer madje u fejuan, por në vitin 2004, vendosën të ndaheshin.

 

 

 

 

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

 

 

 

Kush nuk e kujton këtë film? Duket sikur e gjithë bota u çmend për filmin Twilight dhe dy personazhet kryesore. Por edhe përse nisi si një histori e bukur dashurie jashtë syrit të kameras, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson nuk arritën dot të mbanin edhe për shumë kohë lidhjen.

 

 

 

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

 

 

 

 

Nëse shprehja ‘është e shkruar’ do të përshkruante një histori dashurie, do të ishte padyshim ajo e Mila dhe Ashton. Çifti u takua në xhirimet e serialit That ’70s Show në 1998, po 14 vite më vonë, në 2012, ata nisën të takoheshin sërish. Dhe kjo histori e bukur dashurie, u bekua nga dy fëmijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *