E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Chelsea nxjerr jashtë loje Man.City

Chelsea bën një tjetër hap te rëndësishëm drejt titullit kampion. Ne ndeshjen me te rëndësishme te javës se 31 te kampionatit anglez, blutë e Londrës, te cilët vinin nga nje humbje ndaj Kristal Palas, arritën te nxjerrin këtë here jashtë luftës per titull Manchester City e Pep Guardioles. 2-1 ne “Stamford Bridge” per skuadrën e Kontes qe mban distancën prej 7 pikesh ne krye me Totenhem te vendit te dyte. Njeriu qe i dhuroi tre piket mjaft te rëndësishme ishte Eden Hazard autor i nje dopiete.

 

Fillimisht, belgu zhbllokoi shifrat ne minutën e 10 pas nje pasimi te Azpilikueta duke befasuar portierin Caballero. Ne minutën e 26 te ashtuquajturit “qytetaret” duket se u kthyen ne loje kur Aguero ktheu gjithçka ne baraspeshe. Por ne minutën e 35 përsëri Hazard ne dy kohe ktheu ne gol nje penallti te mare nga Pedro nje rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fundin e takimit. Ndërkohë, Totenhem arriti te fitonte me përmbysje 3-1 ne fushën e Swansea. Uellsianet e mbyllen ne avantazh pjesën e pare pas golit te Rudleixh ne minutën e 11, por fundi i takimit dhuroi nje rezultat te pabesueshëm.

 

Reklamë

Ne minutën e 88 ishte Dele Alli qe barazoi rezultatin. Ne minutën e pare te shtesës koreani Son Heung Min kaloi per here te pare ne avantazh skuadrën e teknikut Pocetino ndërsa ne minutën e 94 Eriksen sigloi rezultatin përfundimtar 3-1. Rikthehet tek fitoret Arsenal qe ne “Emirates” shpartalloi Uest Hem 3-0 me gola Ozil, Walcot dhe Giroud. Ndërkohë, Liverpul ngeci ne “Anfild Roud” 2-2 kundër Bornemouth. Miqte kaluan ne avantazh qe ne minutën e 7 me Afobe ndërsa Kutinjo barazoi shifrat 5 minuta nga përfundimi i pjeses se pare. Me fillimin e pjesës se dyte Origin kaloi ne epërsi te kuqte qe ne fakt u surprizuan 3 minuta nga fundi kur King shënoi golin e dyte per Bornemouth.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë