Subscribe

Të ftuar në Spotlight me Alban Dudushin, profesori i njohur Neritan Ceka dhe deputeti Myslim Murrizi kanë përfunduar në përplasje në lidhje me partite e reja.

Ceka është shprehur se këto lëvizje janë një krijim jo produktiv dhe se fushata e tyre nuk mund të jetë kundër PD-së.

Nga ana tjetër Murrizi i është përgjigjur Cekës duke i përmendur 2005 dhe kohën kur ai vetë krijoi një parti.

Neritan Ceka: Fushata e tyre elektorale nuk mund të jetë kundër Partisë Demokratike siç po ndodh sot. Pra, këto parti po dalin, jo si për aksione idesh të PD-së, por si kundërshtarë të saj, gjë që nuk justifikon misionin  e tyre. Nesër del pyetja me kë do jenë? Do jenë aleatë të Ramës? 3-4 deputetë  nëse do të dalin. Dua të them që është një krijim joproduktiv, steril.

Myslim Murrizi: Kur e ka krijuar Ceka partië, ndjesë pastë me Pashkon dhe Imamin ishte productive dhe quhej megjithëse u krijua në zyrën e Ramiz Alisë. Kur e krijoj unë 30 vjet më vonë, nuk I pëlqen. Se pse, nuk e di. Kur shkoi Ceka me të majtën ishte në rregull edhe në ’97-ën me  3 gishta në dorë. Mua më paragjykon 6 muaj para se me kë do shkoj unë. Ktej thotë s marr mandate, ktej thotë me kë do shkoj unë. Po nëse s marr mandate c punë kam unë do shkoj në shtëpinë timë. Cfarë meraku keni ju?

Kur i bëjnë këta, ato çka hamendësojnë këta se mund ti bëj unë, janë të mira shumë , ama kur e bej unë nuk bëjnë. Pastaj, Ceka iku nga Nano erdhi me Berishën në 2005-ën bashkë me Xhuvelin, Imami u bë drejtor kabineti, kjo quhet ama po ta bëjë Myslim Murrizi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *