Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, gjatë një vizite zyrtare në Maqedoni, është takuar me homologun e tij maqedonas, të cilit i ka premtuar se Turqia do ta ndihmojë për antarësimin në NATO. Gjatë takimit me presidentin Gjorge Ivanov, Cavusoglu bisedoi për mënyrën e thellimit të raporteve bilaterale.

 

“Pas zgjidhjes së krizës politike, është koha për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Si deri më sot, presim përkrahen e hapur dhe të theksuar tuajën”, ka thënë Ivanov. Cavusoglu tha se Maqedonia mund të jetë shembull për gjithë vendet kur janë në pyetje marrëdhëniet dy palëshe, ndërsa shprehu edhe mbështetje për anëtarësimin në NATO. Ai tha se kur vijnë në Maqedoni ndjehen si në shtëpi.

 

“Ne do të jemi mbështetja juaj. Turqia ka mbështetur Maqedoninë në çdo drejtim dhe të njejtën gjë do të bëjmë edhe në të ardhmen. Maqedonia e meriton të jetë pjesë e NATO-s, ndërsa çështja e emrit është padrejtësi e madhe për këtë shtet. Ne do të insistojmë që BE të mos ndërhyjë në politikat e brendshme”, tha mes tjerash shefi i diplomacisë turke. Në axhendën e Cavusoglu është dhe një takim me kryeministrin e ri, Zoran Zaev.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *