Këtë të enjte legjislatura e shtatë e parlamentit të Kosovës është miratuar në seancën e konstituimit ku dy partitë kryesore u përfaqësuan pa një marrëvshje koalicioni .

 

Në këtë seancë konstituimi është zgjedhur në krye të Kuvendit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj marrëdhënieve mes LDK-së dhe VV-es në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë, analisti Enver Bytyçi.

 

Në fjalën e tij analisti ka theksuar se marrëveshja mes dy partive është e vështirë pasi ato nuk janë pjese e të njëjtit spektër,  

 

Ka paqartësi nga publiku në lidhje me lajmet që po dëgjojmë a ka marrëveshje apo kjo tregon e VV dhe LDK janë duke u larguar nga njëra tjetra.

 

Lëvizja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja janë parti jo të të njëjtit spektër, janë parti të poleve të ndryshme dhe si të tilla sigurisht që do të kishte vështirësi në krijimin e një marrëveshje mes tyre për qeverisjen e Kosovës. Ka dy element i pari  sovrani votoi që këto dy parti që ishin në opozitë të marrin mandatin e qeverisjes së vendit dhe së dyti në diskutimet që janë bërë për programin qeverisës të dy partive nuk ka pasur probleme dhe konflikte. Konfliktet erdhën kur në tavolinë dolën emrat dhe pozicionet që do të ziheshin në atë që ne i themi tepsi. Ata e motivojnë me përgjegjësi qeverisëse dhe duhet të zgjidhen emra dhe personalitete të aftë dhe të devotshëm për ta përfaqësuar atë detyrë që ngarkohet, por fakti që ngërçi u krijua tek ngërçi i presidentit dëshmon se prioritet i partive politike të vendeve që nuk janë me një demokraci të zhvilluar janë postet pushteti dhe jo programet qeverisëse.

 

A ka mundësi që LDK të kalojë në opozitë ashtu siç la të kuptohet Mustafa?

Unë e përjashtoj kategorikisht këtë mundësi pavarsisht qëndrimeve që mban zoti Mustafa, pasi tashmë është e ditur se fitoren e LDK-së e ka realizuar Vjosa Osmani dhe jo Isa Mustafa. Mustafa nuk mund të pretendojë që të mbajë peng Kosovën për postin e presidentit. Sigurisht që ky është një post i rëndësishëm për mua duhet të ketë një balancë pushtetesh janë dy parti që kanë një diferencë vetëmnjë deputet me njëra tjetrën, kjo i kushtëzon ato që të krijojnë balancën e pushtetit, pasi jo një parti mund ti ketë të gjithë postet dhe të gjithë pushtetet. Nuk është e tolerueshmë në këtë stad që janë që një parti të ketë kryeministrin dhe presidentit, pasi janë dy postet ekzekutive më të rëndësishme të shtetit dhe për pasojë ato duhet të bien në një marrëveshje.

 

Ka një spekulim se shkak për këtë ftohje të ditëve të fundit mes dy partive është  një qëndrim i Kurtit mbajjti në një prononcim për mediat në Shqipëri, kur theksoi se deri më sot kryeministrat në Kosovë kanë grabitur kane vjedhur e me radhë. A është e mundur që Isa Mustafa të jetë nxehur nga kjo deklaratë?

 

E vërteta është se Kurti i cili është në këtë pozicion bisedimesh dhe akti për krijim qeveri është i ri ska eksperiencë cka përvojën e duhur e për pasojë gabon lehtë. Ai ka gabuar  në disa raste, përshembull kur ka artikuluar emrin e Vjosa Osmanit për presidente sigurisht ajo e meriton dhe është e aftë që ta kryejë atë detyrë, por nuk i takon Vetëvendosjes dhe eksponenteve të partisë së Kurtit për të përcaktuar se kush duhet të jetë president i republikës kur është eksponent i partisë tjetër me të cilën po bashkëbisedon për qeverisjen e vendit. Artikulimi i emrit të Osmanit acaroi marrëdhëniet midis tyre, dhe kritikat që Kurti lëshon herë pas here si opozitar për qeverisjet dhe kryeministrat e mëparshëm sigurisht që krijon ngërç sepse në fund të fundit ata që kanë qeverisur janë njerëz me ndjenja dhe kanë krijuar një artikulim.

 

Nuk mund të lëmë jashtë dhe polemikat e ditëve të fundit atë të Minishengenin, për  jo pak njerëz në Kosovë në qarqet politikbërëse, gazetareske etj, Edi Rama u quajt tradhëtar, si mendoni ju?

Emërtimi tradhëtar, patriot, trim ose frikacak emërtime të tilla kanë një simbolikë relativizuese është një emërtim relative. Nuk ka askush të drejtë që të përcaktojë kush është tradhëtar dhe kush jo, për mendimin tim edhe Esat Pash Toptani që konsiderohet tradhëtar në opinionin publik, nuk ka pasur një gjykatë që ta emërtonte atë me një emërtim  të tillë për një akt konkret tradhëtie të dëshmuar në një gjyq. E vërteta është se zoti Rama nga 2014 e deri më sot ka zhvilluar një veprimtari diplomatike dhe politike në marrëdhënie të ngushtë me Serbinë ç’ka nuk e bën automatikisht që të jetë tradhëtar por të bën përshtypje fakti se ndonëse ai është takuar shumë shpesh dhe nuk ka artikuluar asnjë kritik e jo më ndonjë batutë kundër Aleksandër Vuçiç me të gjithë politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë. Minishengeni do të dështojë, sepse nuk mund të ketë një minishengen në një rajon ku ende nuk janë përcaktuar kufinjtë e shteteve nuk njihen shtetet, kjo  nuk ka ndodhur në historinë ndërkombëtare dhe së dyti sepse është një akt i tre udhëheqësve autoritativ që nuk janë konsultuar me asnjë subjekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *