Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 June 2025
Vizion fokus

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja...

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në...

Irani: Dy ushtarakë të tjerë të lartë dhe 3...

Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e negociatave për...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite: Forcat Ajrore...

Zyra e Kryeministrit të Izraelit: Tre të vdekur dhe...

Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete dhe avionët...

Të shtënat ndaj senatorëve, reagon Trump: Sulm kundër shtetit,...

Putin bisedë telefonike me Trump: Rusia dënon sulmet izraelite...

Presidenti iranian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë...

Bylykbashi: Një vit më parë, tërmeti tregoi themelet e cekëta të shtetit

26 Nëntor 13:21

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kujtuar tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

 

Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Bylykbashi shprehet se një vit më parë, tërmeti tregoi themelet e cekëta të shtetit dhe politikës.

 

Ndërsa theksoi ndihmën e qindra ekspertëve të huaj e të trajnuar nga shtetet mike që erdhën menjëherë në ndihmë, ai vuri në dukje edhe “mungesën e shtetit në këtë fatkeqësi”, ku nënvizoi se punonjësit tanë të emergjencave “gërmuan me duar e mjete rrethanore, sepse ishin të papapajisur”.

 

“Ne vend te nje requiem-i per 26 nentorin 2019. Nje vit me pare termeti nuk tronditi e rrenoi vetem pallate e shtepi. Shembi 51 jete e rrenoi shpirterisht ato familje, te afermit e tyre, tronditi zemrat dhe shpirtin e atyre qe termeti i preku duke i plagosur, dhjetera mijera qe i la pa shtepi apo qe ua demtoi ato e dhjetera mijera te tjere qe lane shtepite te tmerruar. Tronditi shpirtin e te gjithe shoqerise dhe e mbuloi me velin e zise e te dhimbjes.  Punonjesit tane te emergjencave germuan me duar e mjete rrethanore, sepse ishin te papapajisur. Qindra eksperte dhe vullnetare te huaj te trajnuar e pajisur nga shtetet mike na u gjenden vellazerisht mes fatkeqesise‎. Çdo viktime e nxjerre ishte si nje akuze per babezine njerezore. Çdo jete e shpetuar ishte si kumt i nje mrekullie. Dhjetera mijerat e femijeve, te rriturve dhe pleqve neper çadra ne mes te shiut e te ftohtit, te shihnin me veshtrimin e vrare nga dhimbja e vuajtja‎. Nje det trishtimi. Por edhe nje det solidariteti mes njerezve. Vetem shteti nuk ishte aty ku duhej te ishte. Nuk eshte as sot pas nje viti. Durresi ishte nje qytet fantazme ne ditet qe vijuan. Te dukej se ecje ne Bejrutin e bombarduar. Rruget bosh. Kush kishte mbetur numeronte dridhjet e pasgoditjeve. Nje vit me pare termeti tregoi themelet e ceketa e ne uje te shtetit dhe politikes. Atij shteti qe diku me mirebesim por pa eksperience e diku me babezi e ndarje te skajshme politike, kemi ndertuar ne 30 vite. Nje deshtim qe eshte zvarritur pergjate tre dekadave duke vrare shpresen me gjuhen e helmatisur te babezise.”

 

Sipas tij, ndërtesat që premtoi kryeministri Edi Rama janë postera elektorale, me argumentin se gjithçka bëhet për “pushtetin e mandatit të tretë dhe jo për hallexhinjtë”.

 

“Ndaj duhet rindertuar gjithshka, jo thjeshte muret por edhe menyra si funksionon shteti, se si politika vendos per qytetaret, se si reagojme dhe kerkojme llogari, por edhe se si te perballojme bashke fatkeqesite. Duhet nje arkitekture dhe standarte te reja per te ndertuar shtetin e drejte te shqiptareve per shqiptaret. Jo thjeshte per pak politikanet qe vijne e ikin periodikisht.  Shqiptaret nuk jetojne ne ekrane LED me projekte 3D te qeverise se Edi Rames. Shqiptaret e kuptojne se si vidhet me projektet e rindertimit, shohin se si hienat e qeverise i jane turrur barkut te shijshem e te bute te fondit te rindertimit prej 1 miliard euro per ta shqyer. ‎Kane pare se si nderrohen letrat dhe me korrupsion e klientelizem politik nga DS1 demshperblehesh si me demtim DS4. Por ka shume qe shtepite i kane vertet te shkaterruara por zvarriten zyrave e premtimeve boshe dhe vetem nje bonus qeraje kane marre nderkohe qe i zuri dimri i dyte jashte shtepive. Ka akoma me keq, shume jane ende ne çadra apo streha te sajuara ne oborre. Nderkohe prishen pallate sepse eshte vend i mire per te ndertuar por pallate germadhe qendrojne ne kembe si akuze. Ndertesat qe premtoi kryeministri jane postera elektorale sepse gjithshka behet per pushtetin e mandatit te trete dhe jo per hallexhinjte. Zoti mos na provofte ‎me si nje vit me pare! Nje vit me pas, 26 nentori 2019 bie si nje kembane e kobshme per te na kujtuar se “muret” rrethuese te qytetit kane rene e duhen ringritur te forta e pa humbur me kohe, sepse barbaret e babezise se korrupsionit jane aty jashte mureve te rena te shoqerise sone, gati te turren e shqyejne buxhetin e radhes se taksave tona.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
26 nentor Oerd Bylykbashi Tërmeti

Nga e njëjta kategori

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shqiptare e vrarë nga ish-partneri në Itali! Çifti prindër të dy vajzave

më shumë...

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në mes të parkut nga ish-bashkëshorti

më shumë...

Të shtënat ndaj senatorëve, reagon Trump: Sulm kundër shtetit, ky akt nuk do të tolerohet!

më shumë...

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore organizohet në Tiranë, Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush...

10:24

Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me...

10:14

Irani: Dy ushtarakë të tjerë të lartë...

9:54

Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e...

9:41

Tensionet në Lindjen e Mesme, ushtria izraelite:...

9:11

Zyra e Kryeministrit të Izraelit: Tre të...

8:51

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i...

8:47

Tensionet Izrael-Iran, kryeministri britanik: Po zhvendosim mjete...

8:33

Sezoni i Binjakëve, zbuloni nëse jeni një...

8:10

Të shtënat ndaj senatorëve, reagon Trump: Sulm...

7:45

Putin bisedë telefonike me Trump: Rusia dënon...

7:00

Ju shtohet uria pas ushtrimeve? Ekspertët rekomandojnë...

6:34

Presidenti iranian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do...

6:23

Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

6:15

Tragjedia ajrore në Indi, rritet numri i...

6:01

Netanyahu: Izraeli do të godasë çdo vend...

5:30

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, arrestohet...

5:24

Kanë shpirt hakmarrës dhe posesiv! Zbuloni 3...

5:08

Lufta dështon negociatat për paqe, Irani: Dialogu...

4:53

Arrestohet me armë dhe drogë në Tiranë,...

Më të klikuarat

  • Gati hakmarrja? Irani ngre flamurin e kuq mbi Xhaminë kryeso...
  • DETAJE/ Masakër në mes të parkut, kush është 45-vjeçarja shq...
  • 250 mijë makina me borxhe, autoritetet sqarojnë se qytetarët...
  • Tre të vdekur në Tel Aviv dhe dëme të mëdha nga hakmarrja e...
  • Tragjike në Itali! 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services