Subscribe

Oerd Bylykbashi është politikani që në PD ka udhehequr cdo reforme ligjore në 8 vitet e fundit nga dekriminalizimi tek reforma në drejtesi apo reforma zgjedhore; por këtë herë ka vendosur të mos firmose ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD.  Në një interviste për Vizion Plus, Bylykbashi shpjegon se nuk ka firmosur asnjehere një flete te bardhe siç iu soll grupit të deputeteve, paketa kushtetuese dhe se dyti ai nuk është dakord me propozimet e shkruara , duke nisur nga sistemi zgjedhor i cili nuk arrin te zhbeje as ndryshimet e njeanshme të PS.

 

OERD BYLYKBASHI

NENKRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

“Propozimi sjell një system proporcional, rajonal, me listë të hapur dhe me koalicion partish. Është ekzakt ajo që është sot, me ndryshimet e 30 korrikut dhe 5 tetorit. 30 korriku në Kushtetutë, 5 tetori në Kodin Zgjedhor, proporcional rajonal, me listë të hapur dhe koalicion partish, e kemi dhe sot. Debati I madh I asaj kohe përtej ndryshimit të njëanshëm ishte heqja e koalicioni të madh me listë të përbërë. Kështu që propozimet e bëra nga PD nuk bëjnë gjë tjetër, por konfirmojnë sistemin që prodhoi Edi Rama në 30 korrik dhe 5 tetor, thote ai per Vizion Plus.

 

Bylykbashi është edhe kundër dispozitave për vetingun e politikanëve, duke shpjeguar se 3 vite më parë PD ia ka sqaruar ekspertëve të Venecias idene që vetingu të realizohej nga SPAK-u, por Venecia e hodhi poshtë projektin e vetingut.

 

 “Ne në atë kohë nuk I treguam zyrtarisht të gjithë instrumentat, por ia parashtruam edhe Spak-un, na dhanë një përgjigje ajo që dihet tashmë është publike. Gjykoj që populizmi nuk I bën mirë shtetit të së drejtës. Garancitë për qytetarët, dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, për të shërbyer publikisht  duhet ti kene nga parimet kushtetuese, normat kushtetuese dhe ligjet standarte dhe në një përplasje populizmash mes të dyja palëve sigurisht që cënohen parimet kushtetuese,  por ajo që duket se prevalon më pas janë ligjet e posacme ,  të cilat nuk mund të jenë kurrë shembulli i një shteti te se drejtës. “      

 

Perballë amendamenteve që janë depozituar në parlament nga PD; Oerd bylykbashi ka një tjetër qëndrim politik. Së pari, shton Vizion Plus, sipas tij ky sistem zgjedhor që kemi nuk mund të aplikohet më; pasi ai është toksik për demokracinë shqiptare.

 

“Prodhon ndër të tjera një klientelizëm të skajshëm me pasoja edhe futjen e korrupsionit politik, por tashmë jo vetëm mes palëve por edhe brenda partive politike. Dhe kjo është e papranueshme. Por dicka e vdekur ose dicka toksike; i vdekur është  sistemi I vitit 2008 sepse ai tashmë ka marrë fund, është e kotë të flasim, të godasim marrëveshjen e vitit 2008, ajo ka marrë fund në 30 korrik, por edhe ky që kemi janë dy sisteme që nuk mund ti modifikojmë më.”

 

Për këtë arsye sipas politikanit që ka me shumë se dy dekada që merret me zgjedhjet duhet një sistem krejt i ri.

 

 “Duhet një system krejt I ri, një system I ri I cili prodhon shanse të barabarta për të gjithë. Por një system I cili ndoshta mund të kompesojë prishjen e balancave dhe kontrolleve kushtetuese reciproke mes pushteteve. Ne sot nuk kemi një system gjyqësor që mban në kontroll ekzekutivin  kemi një parlament të dobët, duhet të prodhojmë dicka që do ta bënte kryeministrin më të kontrollueshëm nga aktorë të tjerë politikë e institucionale, shton Bylykbashi per Vizion Plus.    

      

Sipas Oerd Bylykbashit, fokusi I betejës së opozitës duhet të jetë tek një sistem i ri zgjedhor, për një reforme të re territoriale dhe për të rishikuar të gjitha bllokimet e reformës në drejtësi, përtej vetingut.

 

“ Kemi një çelës në dorë, janë 94 votat. Nëse ne dorëzojmë celësin paraprakisht interesi public dhe interesi I opozitës nuk është më efektiv dhe do të ndodhë ajo që ka ndodhur në të shkuarën, ps do të vazhdojë të bëjë atë që do përtej cdo lloj marrëveshje.”

 

Propozimet e PD per ndryshimet kushtetuese nuk kanë kaluar pa debate ne formet e kësaj partie, por Oerd Bylykbashi është I pari që del kunder tyre publikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *