Subscribe

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi këtë të hënë punimet në bypass-in e Vlorës.

Më shumë se 45% e punimeve për këtë projekt kanë përfunduar, duke qene një një mbështetje për turizmin.

“Kthehem pas pothuajse një muaji e gjysmë, për të parë ecurinë e punimeve. 3 km pothuajse të përfunduara, kemi dhe 4 kilometra nga ana tjetër. Ky projekt i financiuar dhe mbështetur nga BE, nuk është thjesht një investim infastrukturor, por ky është një investim i mirëfilltë në mbështetje të turizmit”, tha Balluku.

Ministrja Balluku tha gjithashtu se zona e varrezave që përfshihej në gjurmën e projektit, nuk do të preket.

“Duhet të cilësojmë një ecuri të suksesshme që kemi pasur në zonën e varrezave, ku ka patur një problematikë të madhe me projektin që tani ka gjetur zgjidhje, pasi tani e kemi devijuar, duke respektuar plotësisht atë zonë ku banorët e Vlorës kanë të dashurit e tyre dhe absolutisht nuk mundej që projekti të kalonte mbi varreza. Por, të theksojmë që janë spostuar linjat e tensionit të ulët dhe të mesëm dhe po punojmë për të spostuar tensionin e lartë, kështu që pengesa në atë zonë nuk kemi më.”

Projekti i bypass-it të Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *