Subscribe

Edhe pse shprehet se situata ekonomike në Shqipëri po përmirësohet, qeveria po shkon sërish drejt një rishikimi të pashmangshëm me ulje të buxhetit të shtetit. Në një relacion të siguruar nga Vizion Plus, raportohet se tatimet dhe doganat nuk do të arrijnë të mbledhin deri në fund të këtij viti plot 50 milion dollarë taksa. Rënia kryesore në këtë zinxhir vlerësohet të vijë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksat nacionale dhe akciza.

Pjesën kryesore në mosrealizimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat, pritet ta kenë të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, me realizim rreth 133 miliardë lekë, pra rreth 4.8 miliardë lekë ose 3.5% më pak se plani. Të ardhurat nga akciza dhe renta minerare pritet të mos realizohen në masën 3.4 miliardë lekë”.

Shkak për këtë financat nënvizojnë se janë rënia e importeve nga projekti TAP dhe ulja e çmimit të naftës dhe rentës minerare në tregjet ndërkombëtare. Por ajo nënvizon se një pjesë e mirë e këtyre humbjeve do të realizohet nga rritja e arkëtimeve të Tatimit mbi Fitimin.

Çmimet e mallrave bazë në tregjet botërore kanë vijuar të mbeten të ulta, ku ndër këto çmimi i naftës, sipas indeksit evropian Brent, shënoi një rënie me 26% në terma vjetor. Në linjë me këto zhvillime, çmimi i naftës ka vijuar të shënojë rënie edhe në tregun vendas. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimi pritet të realizohen në masën 27 miliardë lekë, pra rreth 2.6 miliardë lekë ose 11% më shumë sesa plani”.

Por edhe pse në relacion konstatohet se rënia e TVSH-së do të vijë si rezultat i rënies së prodhimit të naftës vendase, rafineria e përpunimit ARMO ka që prej shtatorit që ka filluar punë, po ashtu taksat nacionale që parashikohen me ulje tatohen për njësi dhe jo në bazë të çmimit të tyre. Rivlerësimi i pronave dhe rritja e parapagimit të tatim-fitimit pritet të rritin të ardhurat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *