E enjte, 29 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Buxheti, përfituesi i heshtur i krizës së çmimeve

Teksa të gjithë po paguajmë çmime më të shtrenjta, ka një përfitues nga e gjithë kjo situatë që është arka e buxhetit të shtetit.

Çmime më të shtrenjta përkthen në më shumë taksa që paguhen. Ilir Ciko, ekspert ekonomie thotë se qeveria pa asnjë reformë fiskale dhe pa u munduar fare, fiton minimalisht 70 mln euro vetëm nga rritja e çmimit të naftës.

Reklamë

“Është një llogari shumë e thjeshtë. Teksa nafta kishte një çmim mesatar 170-175  lekë për litër para luftës, tashmë është afro 2010 lekë. Vetëm me këtë rritje dhe me 20 % TVSH që aplikohet, buxheti fiton deri në 70 mln euro. A është e drejtë që këto para qeveria ti mbajë apo duhet ti rishpërndajë?”, tha Ciko.

Ulja e akcizës është një masë e cunguar që nuk ka efekt në zbutjen e krizës thotë z. Ciko. Sipas tij duke patur në konsideratë faktin që ushqimet në Shqipëri kushtojnë shumë më shtrenjtë se në vendet e BE-së, qeveria duhet të mendojë të zbusë efektet për shtresën e mesme.

Reklamë

“Tashmë edhe pa krizën e fundit të çmimeve, ne sot paguajmë më shtrenjtë ushqimet. Shtresa e mesme është e goditur dhe e rënduar. Qeveria duhet ta ketë në konsideratë pikërisht këto familje”, u shpreh ai.

Por edhe pse një sërë produktesh ushqimore janë rritur ndjeshëm, INSAT duket se nuk konstaton të njëjtin realitet.

Sipas të dhënave të INSTAT çmimet u rriten në Mars, krahasuar me Shkurtin vetëm 0.1 %. Por për ekspertin Ilir Ciko këto shifra nuk janë tregues i realitetit, i cili pritet të reflektohet në muajit në vazhdim.

/vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë