Kronikë
Burg për zyrtarët e AKBN/ Dy në arrest shtepie, shkaktuan dëm 1.5 milionë dollarë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër nga gjashtë arrestuarit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Reklamë
Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe Naim Kasa do të vijojnë të qëndrojnë në burg ndërsa për Denis Durrsin dhe Rezarta Sulejmanin trupi gjykues dha masën arrest shtëpie.
Reklamë
Ndërsa të shpallur në kërkim janë biznesmeni Isuf Berberi, si edhe ish-kreu i OST-së, Klodian Gradeci.
Zyrtarët e lartë të AKBN u arrestuan pas zbulimit të një skeme mashtrimi, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milion dollarë. Sipas prokurorisë kompania “Phoenix Petroleum” në pronësi të berberit dhe kasës ka marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer asnjë investimet.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




