E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Burg për trafikantët e armëve, pesë të arrestuarit mohojnë të kenë kryer trafik ndërkombëtar

Gjykata e Tiranë ka lënë në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri të akuzuar si anëtarë të një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkami.

Reklamë

Gjatë seancës të arrestuarit kanë pretenduar se nuk janë përfshirë në trafikun e armëve dhe nuk kanë patur dijeni për aktivitetin dhe lidhjet që kishte Valter Osmani. Ky i fundit konsiderohet si një ndër kokat e grupit, i cili është arrestuar në Kosovë dhe pritet ekstradimi i tij në vendin tonë. Avokatët kanë pretenduar se ndaj klientëve të tyre mund të rëndojë vetëm akuza e prodhimit dhe shitjes së armëve, por jo ajo e trafikut ndërkombëtar.

Hetimet për këtë grup kishin nisur që në muajin shkurt nga Sektori kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës. Referuar burimeve brenda grupit hetimor mësohet se Valter Osmani është banues në zonën e Kombinatit, ku blutë gjetën një pjesë të armëve të sekuestruara.

Reklamë

Këto armë besohet se do të shkëmbeheshin me kokainë. Ka dyshime të forta se shtëpia e Osmanit përdorej si bazë për fshehjen e armëve dhe drogës.

Në këtë operacion i përfshirë është edhe Euxhenjo Manushi i kapur pak ditë më parë me 1 kg kokainë të pastër së bashku me Klajdi Serjanin.

Valter Osmani si dhe të arrestuarit e tjerë udhëtonin shpesh në Kosovë, udhëtime që përdoreshin për të transportuar armët dhe drogën. Sendet e jashtëligjshme shpesh herë kaloheshin me makina private, por edhe me autobusë të linjës.

Shkëmbimi i armëve me drigë bëhej nga 25 deri në 30 gramë për kokainë të pastër dhe vlente vetëm për pistoletat. Sa i takon shkëmbimit të kokainës me armë të tjera më të sofistikuara, sasi e lëndës narkotike ishte më e madhe.

Armët e zjarrit futeshin kontrabandë nga Turqia dhe më pas niste puna për modifikimin e tyre në një laborator në Kosovë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë