Subscribe

Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo që tmerroi turistët spanjollë me veprimet e tij të dhunshme, doli i qetë para gjykatës së Vlorës mëngjesin e së dielës.

 

Në prani të avokatëve, 51 vjeçari jo vetëm që nuk shfaqi pendesë për ngjarjen por u përpoq të justifikojë veprimet e tij duke mohuar të këtë sulmuar familjen Galdon dhe 2 të rinjt shqiptarë që i shoqëronin.

 

Kokëdhima deklaroi se donte vetëm ti ndalonte turistet, por është ndjerë i rrezikuar pasi sipas tij ata kanë dashur ta shtypin dhe për këtë arsye është detyruar të hidhet mbi furgon.

 

Megjithatë asnjë justifikim i Kokëdhimës nuk e bindi gjyqtaren e çështjes e cila edhe në bazë të kërkesës së prokurorit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 51 vjeçarin.

 

Avokatët mbrojtës kërkuan një masë më të lehtë sigurie si ajo e lirimit me garanci pasurore, e cila nuk u mor në konsideratë ndërsa pas seancës pretenduan se shoferi shqiptar që drejtonte fugonin ka qenë i dehur dhe kanë depozituar kallzim penal.

 

Mihal Kokëdhima i akuzuar për kanosje, demtime te tjera me dashje dhe shkatërrim prone, habiti jo pak edhe ne prag të nisjes se seances gjyqesore kur ne nje bisede te lirshme me avokatet u shpreh se kryeministrin Rama e ka mik.

 

Video e publikuar të shtunën me 51 vjeçarin që qëndron i varur mbi furgon për më shumë se 2 km duke thyer me grushte xhamin e fugonit ku udhëtonin turistet spanjollë solli indinjatën e mbarë opinionit publik.

 

Ndërkohë anëtarët e familjes spanjolle Galdon në takimin me ministrin e turizmit Blendi Klosi premtuan se do te kthehen sërish në shqipëri pas sipas tyre një individ nuk mund të përfaqesoje një vend te tërë.

One thought on “Burg dhunuesit të spanjollëve, Kokëdhima: Doja vetëm t’i ndaloja turistët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *