Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60-vjeçarin me iniciale V.N, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe të ketë kryer edhe marrëdhenie me një vajzë të mitur me aftësi të kufizuara.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se i moshuari i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Por edhe pse nuk është faktuar ende nëse është abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren, në bazë të provave të paraqitura nga prokurori Erjon Shehaj, gjykata e vleresoi të ligjshem arrestimin e tij dhe vendosi masen e sigurisë burg pa afat.

Sipas te dhenave kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht që vajza nuk hipte në furgonin e shkollës por në një makinë.

Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës. Kësisoj personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë policinë dhe e mitura është ndjekur nga oficerë të policisë që konstatuan se i moshuari e mori në makinë.

Ata e ndoqën dhe e arrestuan të premten në flagrance në gjendje të dehur.Ndaj 60-vjeçarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.

Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë. Pak kohë më parë tri motra kanë rënë pre e abuzimeve seksuale madje kanë sjellë në jetë dhe fëmije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *