Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ku rezultoi se rreth 3,500 qytetarë janë bullgarë, kanë reaguar liderët politikë në Sofje.

 

Kryetari i partisë “Ka një popull të tillë”, Slavi Trifonov, pjesë e koalicionit qeverisës, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të mbetet vetëm pjesë e Ballkanit Perëndimor, nëse nuk mundëson që qytetarët të shprehin identitetin e tyre lirshëm.

 

SLAVI TRIFONOV

KRYETARI I PARTISË “KA NJË POPULL TË TILLË”, BULLGARI

“Pse në një vend evropian, që pretendon të anëtarësohet, një person do të kishte frikë të thotë se çfarë është? Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë një vend normal, evropian dhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë qytetarët e saj do të duhet të deklarojnë lirshëm përkatësinë e tyre dhe të drejtat e tyre nuk duhet të shkelen. Derisa kjo të ndodhë, Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Ballkanit Perëndimor.”

 

Nga ana tjetër, reagimet në Shkup kanë qenë të ndryshme. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e quajti te suksesshëm censusin dhe gjetjet e tij.

 

Ndërsa VMRO-DPMNE, e konsideroi procesin të paplotë, pasi rreth 7.2% të popullsisë nuk ishte deklaruar. Partia opozitare premtoi se nëse do të jetë në qeveri do të organizojë një regjistrim të ri elektronik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *