Në kulmin e diskutimit në Kuvend për shkarkimin e tij, Presidenti Meta priti në Presidencë në një aktivitet kulturor Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu” për të nderuar disa artiste.

 

Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.
Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.

 

Në mesin e të ftuarve që mbajti fjalën e tij në Presidenti ishte edhe karikaturisti Bujar Kapexhi i cili thumboi mbledhjen e Kuvendit në seancë për shkarkimin e kreut të shtetit:

 

Ne nje salle te mbyllur thurren intriga, ndersa ne kete ambient te hapur, ne kete dite kaq te bukur kendohet dhe hidhen valle. Kur flasim per ata nuk mund te mos qeshim dhe urojme qe ky aktivitet kulturor t’ju sherbeje edhe atyre qe te reflektojne dhe t’i bashkohen festes sone.

 

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *