Subscribe

Edhe Banka e Shqipërisë i sheh me shqetësim kontratat koncesionare të miratuara nga qeveria. Në opinionin e saj për projekt-buxhetin e vitit 2021, banka sugjeron që të vendoset një kufi mbi vlerën  e këtyre projekte në raport me prodhimin e brendshëm, ndërsa e nevojshme është përzgjedhja e tyre, sipas prioriteteve të investimeve

“Projektbuxheti i vitit 2021 merr parasysh rreziqet që burojnë nga zgjerimi i projekteve të partneritetit publik-privat (PPP), duke vendosur kufi mbi vlerën totale të këtyre projekteve dhe duke detajuar shpenzimet e lidhura me to brenda vitit. Megjithatë, Banka e Shqipërisë sugjeron vlerësimin e mundësisë së përfshirjes së një kufiri të sipërm të përgjithshëm mbi vlerën totale të PPP-ve në raport me PBB-në në Ligjin Organik të Buxhetit. Po ashtu, gjejmë me vend të theksojmë që projektet e reja të PPP-ve duhet të miratohen brenda një kornize, e cila mundëson prioritizimin e investimeve publike.-tha Luljeta Minxhozi zv/guvernatore e parë.”

Duke shprehur opinionin e saj në Komisonin e Ekonomisë, Banka e Shqipërisë e sheh perspektivën të vështirë, njësoj si çdo institucion tjetër ndërkombëtarë. Por, në rast të një përkeqësimi të situatës ekonominë nga Covid, banka thotë se do të vijojë me politikat e saj, për të nxitur kreditimin me kosto sa më të lirë.

Banka tërheq vëmendjen se borxhi publik është i lartë ndaj duhet të jetë objektiv i qeverisë reduktimi i këtij treguesi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *