Qeveria po shqyrton mundësitë që brenda majit të krijohet mundësia që shqiptarët të kthehen në Shqipëri. Kreu i qeverisë, Edi Rama, në bashkëbisedimin online me qytetarët, deklaroi se rrugët do të happen vetëm për shqiptarët edhe për turizëm.

“Linjat ajrore janë të mbyllura. Kemi një koridor ajror me “Air Albania”, sa hapet aplikimi rezervohen menjëherë. Evropa ka thënë që do hapen më 15 qershor, kurse disa vende do i hapin më herët. Ne do i shohim dhe duam t’i qëndrojmë objektivit që brenda majit të hapim të gjitha rrugët ajrore për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, edhe në funksion të turizmit. Këtë vit do jetë turizmi i shqiptarëve.”

Megjithatë, kryeministri kërkoi nga shqiptarët që të sillen e të zbatojnë rregullat si suedezë dhe të mos kujtojnë Suedinë vetëm kur bie fjala për hapjen.

Sa u takon vonesave dhe problemeve me pagën e luftës, Rama sqaroi se kjo ka ndodhur prej disa problemeve teknike që nuk janë përgjegjësi e institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *