Subscribe

Këto janë pasojat që la shpërthimi i bombules së gazit në banesën e familjes Selimi në Selenicë të Vlorës.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit.

 

Cifti Rexhep dhe Mimoza Selimi, 49 dhe 42 vjec jetonin vetëm dhe në momentin e shpërthimit sa ishin zgjuar nga gjumi.

 

Për fat të keq asnjëri nga bashkëshorët nuk e kuptoi se bombola kishte pesuar rrjedhje: sapo njëri prej tyre ndezi dritën, shtëpia mori flakë.

 

Për pasojë të dy bashkëshorët u plagosën. Më rëndë është gjendja e gruas e cila u transportua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Sipas policisë së Vlorës, nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga shpërthimi, ndërsa dëmet në banesë janë të mëdha.

 

Të hënën në zonën e ish Bllokut në Tiranë një bombol që përdorej për përpunimin e floririt në ambientin e bodrumit të një argjendarie, pësoi rrjedhje. Për pasojë shpërthimi shkaktoi 5 të plagosur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *