I ftuar në “Zgjedhje 2021” nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Gjergj Bojaxhi, ish-zv/ ministër i Energjetikës dhe ish-drejtor i përgjithshëm i KESH, u shpreh se kontrollorët e trafikut ajror që pezulluan punën këtë të mërkurë janë njerëz të kualifikuar jashtë për këtë funksion, dhe janë të vetmit në Shqipëri.

 

Sipas tij, nëse ata largohen, është e pamundur të zëvendësohen.

“Ka një specifikë nga kompanitë e tjera, edhe shtetërore, sepse njerëzit që futen aty, paraprakisht për punën që bëjnë, nuk kanë asnjë lloj kualifikimi që mund ta kenë marrë nga shkolla, apo nga një punë e mëparshme. Praktikisht vijnë me ‘0’ eksperiencë në vetvete dhe ne, shteti, harxhojmë shumë lekë për t’i çuar jashtë, për t’i trajnuar dhe për t’i kualifikuar dhe për t’i bërë njerëz me vlerë. Domethënë, çfarë vlere kanë në kuptimin profesional, shumica e asaj është me investimin tonë si kompani publike. Kështu që, një nga gjërat që më bën të çuditem është që, në qoftë se të gjithë ata bëjnë këtë gjë dhe nuk ikin, unë nuk e di se si kryeministri pretendon se do t’i zëvendësojë. Është e pamundur të zëvendësosh njerëz që vetëm ata kanë atë kualifikim sot në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *