Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për 1 maj.

 

Në një postim në “Facebook”, Boçi e akuzon Ruçin se po bën teatër pasi, sipas tij, qeveria nuk po I përfill punëtorët e sindikalistët.

 

“Ruçi në një postim euforik, është zgjuar sot sindikalist për një çast, me rastin e 1 Majit. Por si sindikalist pushteti i thekur ama. Feston dhe anatemon!? Sulmon me zjarr opozitën e protestuesit që janë sindikalistët e vërtetë të këtij vendi e përkëdhel frikën e vet. Çfarë teatri absurd?! Të ndjehesh e të jesh sot sindikalist z. Ruçi, do të thotë: Të protestosh në rrugë me njerëzit, të cilët kërkojnë të drejtën më bazike demokratike, votën e lirë, që ti me Ramën ia blen, ia vjedh, ia rrëmben; Të protestosh me minatorët e naftëtarët, të cilët ti me Ramën i shpërfillni me vendimet tuaja antiligjore, duke i mohuar të drejtat, duke i diskriminuar e tallur; Të protestosh bashkë me 400.000 punëtorët , që paguhen sot vetëm me 26 mijë lekë në muaj e nuk ushqejnë dot familjen e nuk shkollojnë dot fëmijët; Tê protestosh bashkë me mësuesit, pedagogët, mjekët, infermierët, administratën, për pagat skandaloze, për përcmimin që ju i bëni dhe për eksodin që ju i detyroni; Të protestosh bashkë me qytetarët, të cilëve ju i grabisni shtëpinë, katandinë, i burgosni fëmijët dhe i godisni me gaz e me helm, baballarët, nënat, motrat, vëllezërit; Të protestosh bashkë me fermerët, të cilët i keni zhveshur nga çdo përkrahje e i keni shndërruar në bujkrobër modern; Të protestosh bashkë me artistët, qē ju i prishni tempullin, i shpërfillni e i përçani shpirtin; Të protestosh bashkë me studentët për tarifa e kushte normale universitare, të cilët ju i mashtroni me pakte false; Të protestosh me gazetarët e lirë, që ju i ofendoni, censuroni e disinformoni; Të protestosh me të papunët, që kërkojnë jetë; Të protestosh me biznesin e vogël e të mesëm që po i mbysni, i mbyllni e falimentoni; Të protestosh me policët, të cilët ju i keqpaguani e i keqpërdorni si mish për topin e pushtetit tuaj, kundër sindikalistëve që janë ngritur sot për të drejtat e tyre; Të ndjehesh sindikalist z. Ruçi, do të thotë të jesh opozitar i regjimit që falsifikon parlamentin, shtetin e bashkëpunon me krimin për interesat e veta.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *