Ish deputeti i PD Luçiano Boçi akuzon qeverinë së ka braktisur dhe ka lënë në mëshirë të fatit 100 studentë në Bullgari.

Boçi shkruan në faqen e tij në facebook se kërkesës së tyre, ambasada i është përgjigjur në mënyrë evazive, duke mos i ofruar asnjë mbështetje dhe asnjë garanci për kalim në doganat shqiptare.

 

 

Ndërkohë, kampusi është mbyllur dhe pjesa tjetër e mësimit do të vazhdojë online. Studentët duhet të largohen në vendet përkatëse.Pas email-t të datës 14, në takimin me ambasadën, atyre i është ofruar si zgjidhje vetëm rruga nëpërmjet Turqisë, me avion që kushton shumë, përtej mundësisë financiare të familjeve të tyre.Kërkesës së studentëve që shteti t’i evakuojë me autobuzë, ambasada i është përgjigjur në formë refuzuese.

 

Luçiano Boçi tha se studentët bëjnë apel për krijimin e mundësisë së kthimit të tyre dhe shprehin gadishmërinë e karantinimit 14 ditor, sapo të mbërrijnë.

 

Kjo është fytyra e vërtetë e një qeverisje të papërgjegjshme që ka braktisur çdo detyrim dhe përkujdes ndaj shtetasve të vet.

Studentët duhet të kthehen në Shqipëri!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *