Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për raportin e DASH.

 

Në një postim në “Facebook”, Boçi duke u ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama shprehet se pas kadrinjëve dhe eurokadrinjëve I erdhi radha DashKadriut që të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë.

 

“Pas Kadrijve e Eurokadrijve, i erdhi rradha DashKadriut të shprehë realitetin e zi të Shqipërisë. Nuk e kam fjalën për Dash Kadriun, komshiun tim të urtë që nga mllefi për ikjen e fëmijëve larg, për papunësinë e mjerimin që e ka pllakosur, nuk le llaf pa thënë lart e poshtë, për Ramën e Rilindjen. E kam fjalën për DASH të SHBA, raporti i të cilit konsiderohet si skaneri më i saktë dhe i pakundërshtueshëm i një qeverisje. Dhe ky raport e konsideron qeverinë shqiptare si: Të korruptuar në të gjitha nivelet; Të paaftë të luftojë krimin e organizuar; Që e ka shndërruar Shqipërinë e vogël në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave të pista; Që e ka shndërruar vendin në depon më të madhe tranzitore të narkotikëve.  Pas kësaj, Ramëziut i shtohet, me shpejtësinë e ligjërimit të tij të shfazuar dhe një Kadri, por po i shkurtohen ditët e pushtetit me shpejtësinë e erës…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *