Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi në makinën që ato udhëtonin është gjetur 55 kg 650 gr marijuana.

 

Mediat greke raportojnë se dyshohet se droga po transportohej nga Shqipëria për në Greqi me një makinë. Ndalimi i tyre është bërë në zonën e Artës ku kanë përfunduar në pranga dy shqiptarë përkatësisht 52 dhe 63-vjeç.

 

Sipas autoriteteve greke janë gjetur dhe sekuestruar 53 pako me 55 kg 650 gr marijuane, ndërkohë që janë sekuestruar dhe 2 celularë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *