E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

BKH-së kontroll të befasishëm në burgun e Bradasheshit, sekuestrohen telefona në qelinë e Ergys Agasit

Punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në ambientet e burgut të Bradasheshit.

Sipas një punonjësi të burgjeve, gjatë kontrollit në qelinë ku qëndron Ergys Agasi janë gjetur dhe sekuestruar disa telefona celularë.

Reklamë

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të tjera zyrtare mbi numrin e pajisjeve të sekuestruara apo rrethanat në të cilat ato janë gjetur.

Kontrolli vjen vetëm pak orë pas shkarkimit të Adriatik Kupit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.