Detaje të reja zbulohen për vrasjen e Çajup Selimit.

 

Në korrik të vitit 2018, 52-vjeçari, i cili kishte një biznes në Tepelenë, u godit me mjete të forta nga dy persona në qendër të qytetit.

 

Asokohe, Selimi tha se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe e kishin kërcënuar me thika, për arsye të paqarta.

 

Çajupi dhe të afërmit e tij deklaruan se kjo është një situatë e përsëritur, pasi ishte hera e katërt që ai sulmohej në një mjedis publik, por në asnjë rast nuk kishte patur të ndaluar.

 

Për ngjarjen në fjalë, në 2018, u ndalua Risiano Abedini, 27 vjeç. Policia konfirmoi në atë kohë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

 

Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm. Të dyja palët janë konkurrentë, pasi tregtojnë materiale ndërtimi krah njëri-tjetrit prej vitesh në Tepelenë.

 

Nuk dihet ende nëse ky episod lidhet me ngjarjen e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *