Në shenjë proteste, biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë.

Shpallja e grevës, që do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, u lajmërua nga Shoqata e Biznesit, vendim i cili u mor nga Bordi Drejtues i saj.

Në njoftimin e bërë publik, ftohen të gjithë bizneset, si dhe anëtarët e shoqatës që t’i bashkohen grevës.

 

Njoftimi:

Ditën e diel, dt. 31.10. 2021.

Ora 10.00-11.00 Shpallim grevë një orëshe në qytetin e Tiranës.

Mbyllim qepenat e subjekteve private dhe

Ftojmë gjith biznesin anëtarë të shoqatës apo jo ti bashkohet grevës.

Vendimi u mor nga : Bordi Drejtues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *