Komisioni Europian rekomandon që Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia t’i heqin brenda 6 muajsh kontrollet e tyre kufitare. Kjo mase forcimi i kufijve shengen ishte ndërmarre nga këto vende për te frenuar valën e madhe te emigranteve dhe azilkërkuesve.

 

Por edhe pse situata në përgjithësi është stabilizuar, ka ende një numër të madh emigrantësh të parregullt e azilkërkuesish brenda shteteve te BE-se, kryesisht në Greqi. Për këtë arsye, Komisioni vendosi te zgjasë per here te fundit masen paraprake te kontrollit te kufijve.

 

Komisioneri për Çështjet e Brendshme ne BE, Dimitris Avramopoulos deklaroi se kontrollet duhet të përfundojnë. Sipas tij, ka ardhur koha per t’iu rikthyer gradualisht funksionimit normal te shengenit.

 

Sipas te dhënave, mbi një milion emigrante hynë në Europë gjatë vitit 2015, shumica duke shkuar në Gjermani. Që prej arritjes së marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, fluksi i emigrantëve të paligjshëm në Greqi ka rënë në masën 97%.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *