Një ditë pas sulmeve  ajrore kundër objekteve të milicive të mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se ky urdhër u mor për të mbrojtur trupat amerikane.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto deklarata gjatë takimit në zyrën ovale me homologun e tij izraelit, Reuven Rivlin.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

“Unë urdhërova sulmet ajrore që vinin në shënjestër objektet e përdorura nga grupet e milicisë te mbështetura nga Irani, përgjegjëse për sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak. Unë e kam autoritetin ta bëj këtë sipas nenit dy të kushtetutës amerikane që njihet nga ligjvënësit në Capitol Hill.”

 

Biden siguroi Izraelin se Irani nuk do të furnizohet kurrë me një armë bërthamore.

 

“Angazhimi im ndaj Izraelit është i hekurt. Ajo që unë mund t’ju them është se Irani kurrë nuk do të marrë një armë bërthamore.”

 

Ndërkohë një sulm me raketa vuri në shënjestër trupat e shteteve te bashkuara në Siri disa orë pasi ushtria amerikane njoftoi se goditi tre objektiva pranë kufirit mes Sirisë dhe Irakut.

 

BIDEN MBRON SUILMET AJRORE

 

“VENDIMI PER TE SIGUIRUAR JETEN E TRUPAVE AMERIKANE”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *