Subscribe

Kryetari Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj, ka lajmëruar se 10 mije libra jane ne dispozicion te bibliotekave te kryeqytetit. Gjate inspektimit te punimeve per rikonstruksionin e bibliotekës numër 4, Veliaj ka premtuar se deri ne fund te ketij viti 3 njësi ne Tiranë do te kenë biblioteka te reja

 

“Sot sfida më e madhe që kanë të rinjtë dhe nxënësit e këtij qyteti është presioni konstant që vjen nga teknologjia. Nuk themi që të jetojmë pa smartphone-t, por nuk mund të jetojmë dot pa libra, kështu që na duhet të gjejmë një balancë. Është lajm i mirë kur shohim statistikat ekonomike të këtij viti, të cilat thonë se janë mbyllur më shumë pika bastesh dhe kazino e janë hapur më shumë biblioteka e shkolla. Sa më pak kazino dhe baste, sa më shumë shkolla dhe biblioteka, aq më e ardhme e ndritur e pret qytetin tonë”.

 

Veliaj ka premtuar se ne prag te fillimit te vitit te ri shkollor, bashkia do te përgatisë nje projekt orientimi per te gjithë studentet qe vijne per here te pare ne Tiranë.

 

“Tirana është një qytet me 1 milion banorë, me shumë konkurrencë, me shumë bërryla, ka shumë garë dhe besoj se Bashkia e Tiranës duhet të jetë në krah të atyre që vijnë për herë të parë në Tiranë për të kërkuar një mundësi. Kështu që, për ata nxënës që vijnë si konviktorë ose studentë për herë të parë në tetor në Tiranë, bashkia do të përgatisë një paketë orientimi që ardhja e tyre të mos jetë aq sfiduese sa ka qenë vitet e tjera.”

 

Rikonstruksioni i bibliotekës nr 4 parashikon jo vetem rregullimin e ambienteve te brendshme, por edhe lirimin e hapësirës përreth bibliotekës, e cila aktualisht përdoret si parking per ta shndërruar ne nje lulishte.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *