Subscribe

Në ambjentet e prefekturës së Tiranës është konstituar keshilli i ri i bashkisë së Vorës dhe ka bërë betimin kryetari i kësaj njësie vendore Agim Kajmaku.

 

Në ditën e parë të punës Kajmaku ka premtuar se në këtë bashkin të drejtuar nga demokratët për 4 mandate me radhë do ti shërbejë të gjithë qytetarëve pavaresisht se çfarë bindje politike kanë.

 

Pasi ka bërë betimin në Tiranë, Kajmaku është nisur drejt Vorës dhe ka hyrë në zyrë pa asnjë problem.

 

Për 16 vjet me radhë bashkia e Vorës është drejtuar nga demokrati Fiqiri Ismaili i cili ka vendosur të mos bëjë asnjë rezistencë. Pranë ambjenteve të bashkisë së Vorës ka pasur vetëm mbeshtetës të opozites por rotacioni nuk është shoqeruar me incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *