Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që dekretimet e ministrave të rinj në seancën plenare të kësaj të hëne, të shoqërohen edhe me diskutime nga parlamentarët. Kërkesën e tij, Bardhi e adreson ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa thekson se nuk ka asnjë parashikim ligjor që pamundëson mbajtjen e fjalës së deputetëve në këtë rast.

 

Ministrat e rinj pritet të betohen në seancën e sotme plenare, 11 shtator, pas dekretimit nga ana e presidentit, Bajram Begaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *