Subscribe

 

Socialistet janë ne Vlore ne bastionin e tyre dhe ne 25 qershor ata diskutojnë vetëm sa e thelle do te jete fitorja. Përballe këtij realiteti dhe listës me peshe te madhe politike per shkak se ne ketë qark garon edhe kryeministri Rama, demokratet kane vendosur nje liste ndryshe, ku udhëheqësi i fushatës eshte nje biznesmen Agron Shehaj. Dhe me keto ekipe pas 48 orësh te dy kampet do te garojnë per fitoren

 

Bello e cila është e dyta ne listën e kandidateve numëron investimet qe qeveria socialiste ka bere ne keto 4 vite qe e kane ndryshuar Vlorën, duke kulmuar me lungomaren e cila sapo ka përfunduar. Sipas kandidates Bello ne mandatin e dyte socialiste do te shumëfishojnë investimet jo vetëm ne projektet e mëdha ne infrastrukture, por edhe ato te rilindjes urbane per ta kthyer Vlorën ne nje prej qyteteve me te zhvilluara te vendit

 

Por demokrati Agron Shehaj ka nje tjeter gjykim per realitetin ne Vlore, duke theksuar se ne 4 vite ekonomia është asfiksuar dhe jeta e qytetareve nuk është përmirësuar. Sipas tij rruga per te nxjerre qytetaret nga varfëria është programi ekonomik i PD, sepse ekonomia është qëllimi per te cilin duhet te votojnë vlonjatet ne 25 qershor.

 

Pas dy ditësh do te jene qytetaret e Vlorës, te cilët do te vendosin nëse Edi Rama duhet te qeverise vendin edhe 4 vjet, apo do ti besojnë programit ekonomik te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *