Subscribe

Sali Berisha kthehet pas 4 viteve, në Tropojë për të ftuar demokratët të bëhen pjesë e kuvendit të 11 dhjetorit.

 

Para se të nisë takimet në Bajram Curri, Berisha ka takuar demokratët e Hasit për të diskutuar me ta rreth të ardhmes së PD.

 

 

SALI BERISHA

ISH-KRYETAR I PD

“E themeluar mbi idealet tuaja të lirisë, mbi idealet e të drejtave njerëzore, interesat kombëtare, PD përfundoi mjerisht për shkak të ish-kreut të saj, në një peng të Edvin Kristaq Ramës. Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë.”

 

Nga Hasi, Berisha ka deklaruar se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD.

 

“Ju ftoj, ftoj demokratët më 11 dhjetor në kuvendin e rithemelimit të PD të rikthejmë PD në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan në dhjetor të 90.”

 

Hera e fundit që Sali Berisha ka qenë në Tropojë ishte në tetor të vitit 2017, kur në Bajram Curri u vendos monumenti i Azem Hajdarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *