Ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar sot listën me emrat e delegatët e dëgës së PD në Memaliaj dhe në Tepelenë, të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

 

Konkretisht 31 nga 44 delegatë të degës së PD në Tepelenë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë. Ndërsa nga dega e PD në Memaliaj kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit 47 persona nga 58 delegatë që janë në total.

 

“Falenderoj nga zemra delegatet firmetare te Degeve Tepelene dhe Memaliaj per guximin dhe dinjitetin ne administrimin dhe mbrojtjen e procesit te mbledhjes se firmave per Kuvendin e dt 11 Dhjetor, sikunder u bej thirrje te gjithe delegateve te bashkohen me ne, në Ditelindjen e Partise Demokratike! Te bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *