“Foltorja” u zhvendos këtë të premte ne Librazhd.

 

I shoqëruar nga ish-presidenti Bujar Nishani, deputetët Luçiano Boçi dhe Edmond Spaho, ish-kryeministri Sali Berisha u prit me ovacione nga dhjetëra mbështetës.

 

Gjatë fjalës së tij, ish-lideri historik i të djathtës sulmoi Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka harruar çdo zotim që iu ka bërë demokratëve, dhe se i intereson vetëm karrigia e tij.

 

“Ik mor mjeran, jep dorëheqjen, jemi parti e dinjiteti njerëzor. Ik se nuk ke punë me ne. Ik dhe ik sa më shpejt. Kur shkon dhe i kërkon 8 vite 4 humbje, secila më e hidhur dhe më e dhimbshme se tjetra. Ju sakrifikuar shumë. Ai kishte një axhendë tjetër, jo si të fitoni ju dhe PD. Po si të bëje ai që nuk mund të ishte kurrë, si të bëhej lider. I pashoqëruar nga asnjë prej jush, duke shëtitur nëpër Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *