Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në qytetin e Lezhës ku po zhvillon një takim me demokratët e këtij qyteti, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 majit.

 

Berisha tha se demokratët bënë të mundur ringjalljen e opozitës së vërtetë, ndërsa theksoi se si kundërshtare kishin mafien më të rrezikshme ndërkombëtare, atë të Sorrosit.

 

Ish kryeministri nuk la pa thumbuar edhe ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, teksa deklaroi se fjalimet e saj, propaganda dhe sulmet e egra të qeverisë ndaj lëvizjes së demokratëve dështuan.

 

“Në vitin 2021 e deri më sot ne e ringjallëm, i rikthyem opozitën e vërtetë vendit, si forcë opozitare PD. Në këtë rrugë, ne kishim vështirësi të jashtëzakonshme dhe forca e vetme që ne kishim ishte forca e idealeve tona për të mposhtur një qeveri që nuk ka moral. Ne kishim kundër një pseudoopozitë, e cila shërbehej me të gjitha mënyrat nga qeveria, por fatkeqësisht ne kishim kundër mafien më të rrezikshme ndërkombëtare atë të Sorrosit.

Kërcënime e censura nga më të shumtat ubë ndaj jush, në këtë sistem që mbeti pa opozitë të vërtetë. Jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe privatet u sollën si ndërmarrje shtetërore, u kërcënonin që të mos na ndiqnit nga pas. Por dështoi censura, propaganda për të dekurajuar punën tonë. Dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje, edhe fjalimet e guvernatores e cila kundër çdo parimi, do bënte një deklaratë për tu dekurajuar ju”, theksoi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *