Kryedemokrati, Sali Berisha, ka shprehur pendesë për fimrat e dhëna për Avokatin e ri të Popullit Ebdrit Shabani.
Gjatë “Folotres” në Elbasan, Berisha theksoi se ky ishte një gabim që duhet pranuar dhe kërkuar ndjesë, por firmat ishin dhënë në kohën kur Shabani i ishte bashkuar opozitës për kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për kryebashkiak të Tiranës.
“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat e Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë. U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë. Ai e gëzoftë Shabanin e tij, por ne nesër do mbledhim Kryesinë dhe do vendosim, kryesia do angazhohet për betejën finale dhe do marrë vendimin për këtë betejë finale”, tha Berisha.





