Sali Berisha dhe Lulzim Basha pritet të përballen në gjykatë lidhur me përplasjen brenda Partisë Demokratike. Pas kërkesës së Grupit të Rithemelimit, ka mbërritur edhe kërkesa për ndryshimet e Kuvendit të dytë, të cilat përjashtojnë Berishën.

 

Gjykata e Tiranës njofton se ka nisur shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga dy palët.

 

Gjykata thekson se kërkesa e paraqitur më 13 dhjetor nga Gazment Bardhi po gjykohet nga gjyqtarja Blerina Muça.

 

Ndërsa, kërkesa e Komisionit te Përkohshëm te Rithemelimit të PD, po shqyrtohet nga gjyqtari Agron Zhukri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *