Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se ndryshimet në ligjin për hapjen e dosjeve u bënë për të goditur aleatin e tij Ilir Meta, dhe për ketë arsye ai vetë dhe deputetët demokratë që e mbështesin, nuk morën pjesë në votim.

 

Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se këto ndryshime nuk e zgjidhin problemin e të kaluarës komuniste të vendit.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike, kur nuk njeh vendimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë”

 

Berisha kritikoi edhe deputetët demokratë të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për votën e tyre, por dhe për deklaratat se dosjet nuk janë hapur kurrë, duke u kujtuar se ata vetë kanë votuar ligjin e lustracionit në 2008.

 

 

 

“Ai ishte nje votim fatkeq, te pretendosh qe nuk jane hapur dosjet kur ke votuar nje ligj ne parlament ne 2008.”

 

Berisha sqaroi se PD mbështet lustracionin, draftin për të cilin e ka depozituar tashmë në parlament.

 

 

Nga ana tjetër, Berisha komentoi edhe humbjen e jetës së 32-vjeçarit të ndaluar nga policia, duke përsëritur akuzën se është vrasje shtetërore.

 

 

“Kërkoj menjëherë largimin nga detyra të ministrit të familjes, që së bashku me Ardi Veliun që janë të gatshëm që të falsifikojnë çdo krim.”

 

Berisha mbështeti protestën para Ministrisë se Brendshme për të riun që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *