Subscribe

Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, ku përdori një gjuhë të ashpër ndaj amabasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, e cila njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të PD.

 

Lideri historik i të djathtës bëri të qartë se kryediplomatja nuk e ka tagrin të përcaktojë drejtuesin e Partisë Demokratike, dhe se nuk mund të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike.

 

“As guvernatorja, as Rama nuk do të kenë kurrë tagrin të përcaktojën kreun e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkelje flagrante të konventës së Vjenës në sovranitetin e një force të lirë politike. Kurrë, as kryetarin, as e kryesinë, nuk mund të caktojë kush për këtë parti, përveç anëtarësia e saj. Nuk mund të hyjë në punët e brendshme të PD. Nuk pranoj ndërhyrje nga askush. Ishte një dështim i ri i saj i paralajmëruar. Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores, e cila nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në jetën e brendshme të një force politike. Çdo shqiptar e ka të qartë se çfarë përpjekjesh dhe imagjinoni në ç’gjendje ka qenë PD, sikur të ishte një senksion i guvernatores. Zonja në fjalë shkel çdo rregull.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *