E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 18 maj 2025. Dan, ish-kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, doli fitues përballë kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gjithashtu angazhimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Reklamë

“Urime NicusorDanRO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq,” – u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë