Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar...

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Sinaballaj...

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin,...

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit, siguron finalen...

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e...

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën, por jemi...

Konfirmohet data, ja kur Trump do të presë Netanyahun...

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat...

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe...

Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

28 Janar 20:53

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi mbrëmjen e sotme pritjen me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj i ftoi ambasadorët ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre.

Begaj i cilësoi marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe përkatësinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut si themelet e sigurisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar.

Kreu i Shtetit bëri të ditur qëndrimin aktiv të Shqipërisë përballë zhvillimeve komplekse botërore, orientimin e palëkundur Euroatlantik dhe angazhimin për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Presidenti rikonfirmoi politikat e fqinjësisë së mirë, forcimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës, faktorit shqiptar në rajon dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.

Duke iu referuar tranzicionit global, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria e vlerëson atë me një përgjegjësi dhe vëmendje të shtuar.

“Përkatësia Euroatlantike dhe bashkëpunimi me partnerët strategjikë, – theksoi Presidenti Begaj, – nuk janë thjesht për llogari gjeopolitike, por zgjedhje identiteti dhe vlera të patjetërsueshme”.

Dhe këto parime, sipas Kreut të Shtetit, nuk mbeten në nivel deklarativ, por përkthehen në zgjedhje të qarta strategjike dhe aleanca të qëndrueshme.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Presidenti Begaj u shpreh, ndër të tjera, se ky partneritet, më shumë se një aleancë politike e ushtarake, është një marrëdhënie e veçantë historike, e ndërtuar mbi mirënjohjen, besimin, vlerat e përbashkëta dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës përmendi ftesën e PresidentitTrump për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një nismë e rëndësishme që synon forcimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Presidenti i Republikës e cilësoi atë si vlerësim të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë si një partner të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të përkushtuar.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Presidenti Begaj theksoi progresin që është bërë së fundmi me grup-kapitujt e negociatave dhe reformat transformuese, të cilat kanë shënuar kalimin, nga aspirata, në një angazhim të strukturuar dhe të bazuar në meritë.

“Evropa, – theksoi Kreu i Shtetit, – mbetet një projekt paqeje dhe vlerash që ndërtohet mbi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektin për liritë individuale”.

Presidenti Begaj e cilësoi prioritet forcimin e Aleancës Veriatlantike në një epokë ku siguria nuk mund të merret më e mirëqenë, e për këtë theksoi kontributin aktiv të Shqipërisë duke investuar në mbrojtje moderne dhe siguri kibernetike.

Për sa u përket zhvillimeve në rajon, Presidenti Begaj e cilësoi Shqipërinë si një spirancë të orientimit Euroatlantik në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar faktin se Shqipëria mbetet promotore e dialogut dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, e mbështet fuqishëm Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe angazhohet për fqinjësi të mirë, dialog dhe integrim evropian si horizont i përbashkët.

Një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës përcolli edhe për diasporën, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e saj në hapjen e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve.

Duke iu referuar prioriteteve të këtij viti, Kreu i Shtetit theksoi se viti 2026 përfaqëson për Shqipërinë një moment të rëndësishëm konsolidimi institucional dhe afrimi me standardet evropiane. “Synimi ynë është të thellojmë këtë hapje, të forcojmë besimin dhe të krijojmë kushte që lidhja mes Shqipërisë, diasporës dhe partnerëve tanë të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të mëtejshëm evropian”, – deklaroi Presidenti i Republikës në pritjen e përvitshme me përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BEgaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Aksident tek “Pushimi i shoferit” në autostradën Lushnje-Fier, një nga shoferët përfundon në spital

më shumë...

Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari me arsenal armësh në banesë, sekuestrohet automatik, pushkë dhe municion (EMRI)

më shumë...

Vodhën 69 milionë lekë nga pensionet e ndihma sociale, arrestohet drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e Postës në Durrës

më shumë...

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm, fiton garën me Korreshin (Lista e plotë)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:41

Aksident tek “Pushimi i shoferit” në autostradën...

9:26

Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari me arsenal armësh në...

9:16

Vodhën 69 milionë lekë nga pensionet e...

8:52

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka...

8:45

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli...

8:27

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD...

8:17

Çfarë parashikojnë yjet sot: E enjtja sjell...

8:13

Moti: E enjtja përvëluese, temperaturat arrijnë deri...

11:08

Argjentina përmbys Anglinë në minutat e fundit,...

10:59

54-vjeçari ndërron jetë në paraburgimin e Vlorës

10:48

“Nuk më pëlqen të vendos afate, por...

10:27

A po pini mjaftueshëm ujë? Këto janë...

10:03

Kryetari i parlamentit iranian: S’e duam luftën,...

9:47

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

9:22

Konfirmohet data, ja kur Trump do të...

9:10

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të...

9:05

Rritet numri i viktimave nga lufta në...

8:41

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për...

8:23

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

8:18

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç:...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • “Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.