Ndryshe nga opozita jashtëparlamentare, Bashkimi Evropian pranon ndryshimet në Kushtetutë të miratuara nga Parlamenti për të hapur listat.

I dërguari i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha në “Twitter” se tani duhet që diskutimi të jetë gjithëpërfshirës.

“Ndërsa pranojmë miratimin nga parlamenti shqiptar të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është dhënë më kohë në fazën përgatitore për gjetjen e një kompromisi me të gjitha palët në kuadër të Këshillit Politik. Tani është thelbësore që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të nevojshme për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë në listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *